Udheto i Sigurt

RREGULLAT E HYRJES NE ZONEN SCHENGEN

Ky informacion është që prej vitit 2025 dhe vlen vetëm për qëllime informative , ne nuk mund te garantojme saktesine e tij.
• Duke filluar nga 12 tetori 2025, hyrja në zonën Schengen drejtohet nga Sistemi i Hyrjeve/Daljeve (EES), një sistem i automatizuar i IT-së që regjistron shtetasit jo të BE-së sa herë që kalojnë kufijtë e jashtëm të vendeve evropiane pjesëmarrëse. EES zbatohet nëse je shtetas jo i BE-së që udhëton në një vend të EES për një qëndrim të shkurtër deri në 90 ditë brenda çfarëdo periudhe 180-ditore.
• Por deri tani ky lloj sistemi nuk ishte funksional ne te gjitha pikat e kufirit, tashme qe prej 10 prill 2026 ky sistem do te jete funksional ne te gjitha pikat e kalimit kufitar.
• Kjo do te thote qe verifikimi ne piken kufitare do te behet ne menyre automatike nga sistemi digjital .

Për këtë arsye vlen të informojme pasagjerët se :
1. Regjistrim biometrik (EES)

• Në hyrje në BE do të:
o jepni gjurmët e gishtërinjve
o bëni foto
• Kjo bëhet vetëm herën e parë dhe ruhet në sistem

2. Rregulli 90/180 ditë
• Mund të qëndroni maksimum 90 ditë brenda 180 ditëve në zonën Schengen
• Nëse e tejkaloni këtë afat, mund të:
o gjobiteni
o refuzoheni në hyrje
o ndaloheni për hyrje në BE në të ardhmen

2. Pasaportë e vlefshme
• Pasaporta duhet të jetë e vlefshme të paktën 3 muaj para afatit te skadences

3. Kohë më të gjata në kufi
Priten vonesa më të gjata, sidomos në fillim
Kontrolli mund të zgjasë më shumë se zakonisht

Per me shume informacione vizitoni faqen e BE https://travel-europe.europa.eu/en/ees